Smiley faceTrajnimi dhe çertifikimi i administratorëve


Domus Nostra ofron trajnime fillestare dhe të vazhduara për administratorët e godinave të bashkëpronësisë. Programi i trajnimit zgjat 48 orë për çdo grup gjithashtu bëhen edhe ushtrime dhe situatë të mundshme që një administratori i duhet të administrojë. Pas përfundimit të gjithë programit të trajnimit me sukses nga pjesëmarrësit, ata pajisen me një çertifikatë e njohur sipas legjislacionit shqiptar. Kursi përbëhët nga tre module të cilat janë:


  • moduli ligjor: administratori trajnohet mbi legjislacionin shqiptar në lidhje me bashkëpronësinë. detyrat, përgjegjësitë dhe koptencat që ka ndaj bashkëpronarëve.
  • moduli teknik: kuptimi i funksionaliteteve dhe shërbimeve të aspektit teknik të një godine në bashkëpronësi. Krijimi i tabelave për llogaritjen e kuotave mbi bazën e së cilës do përcaktohet ndarja e shpenzimeve për çdo bashkëpronar.
  • moduli administrativ: përgatitje profesionale e administratorit për mbajtjen dhe administrimin e llogarive kontabël të bashkëpronësisë. Si krijohet një fond rezervë, përcaktimi i shpenzimeve të zakonshme, jashtëzakonshme dhe administrimi i tyre, si bëhet parashikimi i buxhetit, dhe pasqyrimi i nje bilanci në fund të periudhës.

Gjithashtu administratori trajnohet dhe i ofrohet falas  një program kompjuterik bazë për mbajtjen e të gjithë zërave të mësipërm duke ju kursyer kohë dhe lehtësuar punë.

 

Kryerja e këtij trajnimi i mundëson administratorit një përgatitje profesionale maksimale në ushtrimin e aktivitetit të tij. Një administrator profesionist do të jetë i aftë të administratojë me ndershmëri dhe kopetencë, por edhe të jetë perçues i këtyre vlerave në komunitet.